Rexhbeçaj në formacionin e javës në Bundesliga

15 dhjetor 2020 | 14:18

Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në kampionatin gjerman.

23-vjeçari ishte vendimtar në fitoren e Kolnit në udhëtim te Mainzi, në të cilën e shënoi edhe golin në vlerën tri pikë. Goli i vetëm në atë takim u realizua në minutën e 55-të. Rexhbeçaj pranoi një top nga Ondrej Duda në qendër të zonës dhe goditi me vole për të shënuar gol të bukur.

Me tri pikët e reja Kolni është ngritur në kuotën e 10 pikëve dhe qëndron mbi zonën e rrezikut në luftën për mbijetesë. Paraqitja e futbollistit shqiptar është vlerësuar nga ekspertët e Bundesligas, të cilët e kanë përfshirë në formacionin e javës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese “Armagedoni” ka nxjerrë nga shtypi librin “Trajtat e…