Rexhbecaj preferon Gjermaninë para Kosovës dhe Shqipërisë
Mesfushori Elvis Rexhbecaj ka refuzuar të luajë për Shqipërinë dhe Kosovën pasi ëndrra e tij është që ta përfaqësojë Gjermaninë. 21-vjeçari, i cili debutoi te Wolfsburgu në Bundesligë, po kalon një formë mjaft të mirë duke u aktivizuar në plot 11 takime me “ujqërit”.
Në një prononcim për ‘SportBuzzer’ ka treguar se ndihet gjerman dhe ëndrra e tij është ta veshë fanellën e “panzerave”.
“Kur isha dy vjeç kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babanë nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi sepse kishte shumë punë për të bërë. Nuk do ta harroj kurrë një histori, teksa shokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi. Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja sa shumë u gëzuam. Kur isha fëmijë me vëllanë praktikonim të bënim xhiro me biçikletë. Gjatë çdo dite pavarësisht çfarë moti ishte. Të paktën 20 minuta për xhiro gjendesha në biçikletë. Tani nuk kam më probleme gjatë kohës kur vrapoj. Paratë po ndikojnë në futboll e kjo më shqetëson edhe mua. Dikur ishim futbollistë normalë, sot bëhet fjalë për miliona dollarë. Do të ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë. Megjithatë, së pari duhet të kemi vazhdimësi, të tjerat do të vijnë vetë”, ka thënë Rexhbecaj.