Rexhbeçaj prezantohet te Augsburgut

28 korrik 2022 | 14:44

Elvis Rexhbeçaj është zyrtarisht lojtar i Augsburgut në Bundesligë. Klubi gjerman pagoi 1.7 milion euro te Wolfsburgu për shërbimet e 24-vjeçarit shqiptar, i cili ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Mesfushori nga Prizreni ishte i huazuar te Bochum në sezonin e fundit ku zhvilloi 36 ndeshje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Rexhbeçaj është përforcimi i pestë në këtë afat kalimtar për Augsburgun. Për mesfushorin interesohet FFK tash e një kohë, edhe pse ai ka zgjedhur të pres Gjermaninë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka…