Rexhbeçaj tregon pse e zgjodhi Kolnin

06 janar 2020 | 17:23

Mesfushori nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Kolnit. Ai është huazuar në Koln për një vit e gjysmë nga Wolfsburgu.

Ai ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit se dëshiron të luaj më shumë dhe kjo është arsyeja që zgjodhi Kolnin.

“Unë vërtet dua të luaj dhe kjo është arsyeja që unë kam ndërmarr këtë hap për të ardhur këtu. Bisedimet që patëm me Kolnin dhe shansi për tu zhvilluar gjatë një viti e gjysmë këtu ishin më të përshtatshmet për mua”, ka thënë Rexhbeçaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.01.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…