Rexhep Hoti sërish me roman tjetër të përkthyer në Itali
“Flirti civil dhe ambasadori” është vepra e tretë e përkthyer e Rexhep Hoti në italisht.
Autori në fjalë në vitin 2020 iu përkthyer libri “Kambanat e heshtjes”, përmbledhje me poezi. Në vitin 2021, iu përkthye romani “Nata e Kosovës” e përcjellë nga parathënia e Ismail Kadaresë dhe pasthënia e Ndue Lazrit.
Në këtë vit sapo ka dalë nga shtypi në Itali romani “Flirti civil dhe ambasadori”.
Tashmë janë disa vepra të përkthyer të Rexhep Hoti në Itali. Këto ditë u përkthyer në italisht edhe romani i tij i njohur “Flirti civil dhe ambasadori”. Në një sintezë që ia bën romanit shtëpia botuese “Kimerik”, ndër të tjera shkruan: “Është momenti në të cilin sapo ka lindur shteti më i ri në Evropë dhe ky shtet i ri i ngjan një fëmije që pasi ka patur emrin Republika e Kosovës, duhet të zgjerojë njohuritë e saj drejt botës, ashtu siç ka nevojë edhe bota di për të dhe ta ndihmojë që të ngrihet… Por ata që thirren për ta rritur, në vend që ta mbështesin me përkëdhelje siç rrit një fëmijë, i vjedhin oksigjenin dhe e çojnë drejt asfiksimit.
Në vazhdim sinteza thellohet në një reflektim krejt të veçantë ku ndër të tjera shkruhet: “Për të na sjellë realitetin bashkëkohor shqiptar dhe evropian, Rexhep Hoti shkruan një libër të një natyre të veçantë, ku boshti historik ndërthuret me analizën politike, dramën shekspiriane të intrigave me metaforën poetike, që është lajtmotivi në të gjithë përmbajtjen e librit. Dhe këto veçori të librit mund t’i shohim nga prologu ku dy shkrimtarë dhe intelektualë flasin të shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe Kosovës, nga metafora e ambasadorit imagjinar (që nuk është aq imagjinar), në intrigat e post-udhëheqësit dhe komandantët e luftës që konkurrojnë për të pasur sa më shumë fitime ekonomike, deri në flirtet e hapura me ndërkombëtarët, të cilët, si shkaba, zgjasin kthetrat e tyre për t’i nxjerrë të ardhurat e tyre në një gjendje pothuajse në ankand…”
Në të vërtetë romani kap një gamë trajtimesh që ndërlidhen nga jeta intime e qeveritarëve e deri të vallëzimi i tyre në çadrat e Gadafit.
Pjesë që zë hapësirë brenda romanit është edhe pozicioni dhe kodifikimi i shoqërisë civile, e cila, sikurse klasa politike, vrapon pas gjahut të vet.
Natyrisht shtjellimi i romanit e ndërton fuqinë e vet semantike edhe në arkeitipin e ambasadorit, i cili, ndonëse është i një vendi mik i Republikës së sapokrijuar, nuk mund t’i bëjë ballë tundimit për përfitime personale, me ç’rast niveli nënshtresohet edhe më tej në merimangën e korrupsionit e të krimit mbi të cilën ngritët shteti më i ri i Europës.
Romani “Flirti civil dhe ambasadori” i botuar në italisht është i përcjellë edhe nga parathënia e përkthyesit të saj Ndue Lazi.
Hoti është autor i disa librave. Romanet dhe poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze, turke, italiane, bullgare etj. Librat e tij më të njohur janë: “Visore të shthurura”, “Nata e Kosovës”, “Tempulli i fjalës”, “Kosova përballë vetvetes”, “Pesha e konsensusit”, “Përzierje e trishtë”, “Gjenitë dhe drama e Kosovës”, “Flirti civil dhe ambasadori”, “Ndëshkimi i kujtimeve”, “Monologu i Prijësit” dhe “Vitet e fshehura” etj.
Mbi krijimtarinë letrare të Rexhep Hotit kanë shkruar figurat kryesore të letërsisë shqiptare nga Ismail Kadare e deri te Rexhep Qosja, Diana Culi, Mimoza Ahmeti, Lisen Bashkurti, Brikena Ismajli, Anton Panchev, Ndue Lazri etj.
Këto janë linqet për të porositur online librin “Flirti civil dhe ambasadori” të autorit Rexhep Hoti:
Barnes & Noble: https://www.barnesandnoble.com/w/il-flirt-civile-e-lambasciatore-rexhep-hoti/1143163434?ean=9791254661413