Rexhep Qosja: Pa Hashim Thaçin s’do kishte marrëveshje në Rambuje, refuzimi i tij siguroi marrëveshje më të mirë
Njëri prej anëtarëve të ekipit negociator në Rambuje, Rexhep Qosja, në një video të vjetër të publikuar tani, flet për rolin më të rëndësishëm të Hashim Thaçit si kryesues i atij delegacioni.
“Sikur mos të kishte qenë grupi i UÇK-së, në mënyrë të veçantë sikur mos të kishte qenë Hashim Thaçi, nuk ishte nënshkruar edhe ajo marrëveshje e pjesës së parë të konferencës. Hashim Thaçi s’bindej në asnjë mënyrë. Ky refuzim i Hashim Thaçit, racional a iracional, ka bërë që mandej të na bëhen ato 4-5 lëshimet që na i ka bërë sekretarja shtetërore, Albright”, thotë Qosja.
Video është publikuar nga faqja zyrtare e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.
Ndryshe, marrëveshja e Rambujesë ka sjellë bombardimet 78-ditore të NATO-s mbi caqet serbe dhe me pas largimin e forcave serbe nga Kosova.
VIDEO: https://fb.watch/rIEulkwdmG/