Rexhep Qosja shkon për ngushëllime te familja Thaçi

20 mars 2025 | 12:22

Akademik Rexhep Qosja ka vizituar sot (e enjte) familjen Thaçi për të ngushëlluar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Qosja shihet duke u përshëndetur me familjarët e ish-presidentit Thaçi.

Në ditën e dytë të të pamës, familja Thaçi është vizituar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, disa zyrtarë të LDK-së dhe Ukë Rugova, djali i ish-presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka vendosur për tre lojtarët e parë që do…