Rexhep Selimi e përkujton Luan Haradinajn me këtë këngë

06 maj 2019 | 17:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka përkujtuar Luan Haradinajn, në 20-vjetorin e rënies së tij.

Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një këngë në kujtim të Luanit, të cilën e këndonte komandant Mujë Krasniqi.

Postimi i plotë i Selimit:

NË PËRVJETORIN E LUANIT

Si në çdo përvjetor, edhe sot, 22 vite nga rënia e Luanit, ende po e ndiej të freskët këngën qe e këndonte Mujë Krasniqi:

“…Pyesin zanat për Luanin
Kush e rriti kët’ shtatlis
N’sy i shendritke rrezja e diellit
Plaga n’ball hie i kish

Me jau shtu shokëve barotin
Si shqiponjë malet kalonte
Ballë për ballë me hordhitë serbe
Pushka e tij sa mirë këndonte!

Në Gllogjan lindi Luani
Për liri e rriti nana
Amanet t’ia ruani pushkën
Po ua lam’ juve o zana”.

R.S

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=466141130877111&set=a.117435979080963&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar komunitetin goran me…