Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 53-të
15 mars 2024
| 11:38
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen e tijtë 53-të.
Ndonëse larg familjes prej kohësh, bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, u kujdes si çdo vit, ta uroj atë përmes rrjeteve sociale.
“Gëzuar ditëlindjen R’10”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e Selimit në kohën kur ishte ushtar.
Rexhep Selimi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë pasi akuzohen për krime lufte.