Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale
10 nëntor 2019
| 17:03
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije Selimi nëpërmjet llogarisë se vet në “Instagram”.
Selimi, i cili ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka theksuar se do të merret në pyetje javën e ardhshme në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, ju njoftoj që ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë, jam ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shkruar Selimi.
/Epoka e re/