Rexhep Selimi: Kur të do Hashimi, Ramushin e Fatmirin i çon te shtëpia
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur plotësisht të pafuqishëm në këtë qeverisje, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Në BlicIntervista,e cila transmetohet live sonte në faqen zyrtare të Gazetës Blic,nga ora 21:00, Selimi ka thënë se të dy këta persona varen kryekëput nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Dhe sipas tij lojaliteti i tyre ndaj Thaçit shkon deri në servilizëm.
Në këtë intervistë, Selimi nuk heziton që Haradinajn ta quaj si person që po bëhet servil i Hashim Thaçit.
Ndërsa Limajn e ka quajtur gjithashtu si person që është shndërruar në argat te Hashim Thaçit.
Deputeti i LV-së, ka thënë se është e vërtet që Haradinaj e Limaj nuk ja kanë frikën fizike Thaçit, por e din se kur do Hashimi ai i çon të shpija, prandaj edhe i frikësohen dhe i shërbejnë atij.