
Rexhep Selimi: Në grupin negociator nuk ka opozitë
18 dhjetor 2018
| 22:58
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentur rreth ekipit negociator që është formuar nga Kuvendi i Kosovës, në të cilin bënë pjesë edhe PSD-ja.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në grupin negociator nuk ka opozitë.
“Askush nuk mund të flasë në emër të votuesve të braktisur, e poashtu askush nuk mund ta perfaqësoje opozitën e braktisur, as në grupin negociator. Në grupin negociator nuk ka opozitë”, ka shkruar Selimi.
https://www.facebook.com/100024436846914/posts/387009602123598/