Rexhep Selimi: Nesër ose humbet ose mbrohet territori i Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar votimin e nesërm të marrëveshjen së demarkacionit.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë pro saj.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Selimit pa ndërhyrje:
Neser duket se do te procedohet ne Kuvend Marrveshja per Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e 26 Gushtit 2015.
Krejte cka po proklamohet se ka ndryshuar marrveshja eshte genjeshter dhe tendence per ta ambalazhuar vepren penale te Thacit e kryer me 26 Gusht 2015.
Nuk ka ndryshuar marrveshja por kane ndryshuar njerezit qe dikur e kundershtuan e tash e hangren pazarin e Thacit.
Neser, ose i jepet toke Malit te Zi ose mbrohet teritori i Kosoves. Prandaj duhet t’i themi JO kesaj marveshje.
Kushdo qe thote se marrveshja ka ndyshuar me Deaklaten Thaci-Vujanovic ose qe thote mund te ndryshoje marveshja pas ratifikimit, po mashtron, po manipulon dhe po tenton ta fsheh demin qe po peson Kosova.
Ketu nuk ka mes, ose e mbrojme ose e humbim ate toke Kosove. Kaq!