Rexhep Selimi numëron dështimet e Kosovës në 10 vjet shtet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për medie, ka folur për të arriturat, sfidat dhe dështimet e shtetit të Kosovës në 10 vjet shtet.
Selimi ka akuzuar të gjitha qeveritë e paspavarësisë për keqqeverisje.
Ai ka thënë se stagnimi i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë ka filluar me rihapjen e negociatave me Serbinë.
Po ashtu, Selimi ka thënë se Kosova ka dështuar edhe në aspektin e integrimeve evropiane, duke përfshirë edhe mosanëtarësimin në UNESCO.
Më tutje, si dëshmim të Kosovës Selimi ka përmendur edhe Gjykatën Speciale, mosliberalizimin e vizave, mosshtrirjen e sovranitetit të në tërë territorin e Republikës dhe moskrijimin e ushtrisë së Kosovës.
“Uroj që përvjetorët tjerë t’i shënojmë me më shumë suksese!”, ka thënë Selimi.
Krejt në fund, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për heqjen e flamurit kombëtar të “Te rrethi” në Prishtinë.