Rexhep Selimi: Polaci e ka paguar shumë shtrenjtë lirinë
07 prill 2019
| 13:52
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Rexhep Selimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit dhe përkujtimit të të rënëve të fshatit Plolac në 20-vjetorin e vrasjes se tyre nga forcat serbe.
Ai ka thënë se Polaci ashtu si e gjithë Drenica dhe Kosova e kanë paguar shumë shtrenjtë lirinë.
“Serbia ka bërë shumë krime ndaj shqiptarëve, krime të cilat kurrë nuk do t’ia falim”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/