Rexhep Selimi refuzon dekoratën e presidentit Thaçi

17 shkurt 2018 | 08:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka refuzuar dekoratën presidenciale të akorduar nga presidenti Hashim Thaçi, me arsyetimin se ajo nuk i bën nder as atij, as asnjë luftëtari të UÇK-së.

Selimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se nuk mund të marrë dekoratë nga ai që shet tokë të Kosovës dhe idealet e luftës së UÇK-së.

Postimi i plotë i Selimit:

NA PASKA DEKORUAR “PRESIDENTI”!

Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim.
Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi.
Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së.
Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 17 shkurt, Kosova feston dhjetëvjetorin e shpalljes së…