Rexhep Selimi shënon ditëlindjen e 50-të, urohet nga bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët
Ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi, sot shënon 50-vjetorin e lindjes.
Ani pse ai gjendet në Hagë, urimet për ditëlindjen e tij, kanë ardhur nga bashkëpunëtorë të tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëluftëtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Asistenti i Rexhep Selimit, Besart Bujupi, ia ka dedikuar një shkrim në shënim të ditëlindjes së tij. Bujupi ka theksuar se ani pse po e ndjejnë mungesën e Rexhep Selimit, këtë mungesë do ta kompensojnë shumë shpejt.
“Edhe 100 dost! Edhe pse kësaj radhe në largësi, do te ngremë dolli patjetër: për shoqërinë tonë, për fjalët tua të urta e të drejta, për shembullin që ke dhënë e për të qeshurat që s’patë brengë që na i ndali! Këtë mungesë tendën e kompensojmë kur të shihemi së shpejti”, ka shkruar Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.