![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/Rexhep-Selimi.jpg)
Rexhep Selimi: Shkelzen Gashi s’ka të drejtë të flasë për UÇK-në
Ish njëri ndër drejtuesit kryesor të UÇK-së, tani deputeti i parlamentit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, në një intervistë për “KTV”-në, ka folur rreth deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti.
Selimi ka thënë se i kupton të gjithë ata njerëz që janë shqetësuar nga deklaratat e Gashit, dhe as ai nuk pajtohet me ato deklarata kundër UÇK-së, por as me Gjykatën Speciale. “Ai (Gashi) nuk ka të drejtë të flas për UÇK-në”.
Selimi ka thënë se raportet e tij me kryetarin e partisë, Kurtin janë raporte ditore, por nuk janë raporte të nivelit që ai ta mësoj kryeministrin për të marrë vendime. Megjithatë, Kurti e ka shkarkuar këshilltarin e tij pas deklaratave skandaloze për UÇK-në dhe Dick Martyn.