![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/selimi-1.jpg)
Rexhep Selimi: Unë jam çlirimtar, aktakuza është e padrejtë dhe e pasaktë
11 nëntor 2020
| 11:37
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ka thënë e ka quajtur të padrejtë dhe të pasaktë aktakuzën e ndaj UÇK-së dhe ndaj tij.
“Lufta e popullit tim ishte e drejtë dhe çlirimtare”, ka thënë Selimi, duke thënë se është vetëm çlirimtar.
“Unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që vetëm gjëra të këqija i ka sjellë Kosovës”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve.