
Rexhep Selimi: Zgjedhjet janë zgjidhje
22 nëntor 2018
| 12:09
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në të cilët është duke u mbajtur debat për politikën e jashtme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kritikuar Qeverinë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, për politikën e jashtme.
Ai ka thënë se do të ishte nder dhe shpëtim për këta qeveritarë për ta shpëtuar veten vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Zgjedhjet janë zgjidhje”, ka thënë Selimi.
/Epoka e re/