Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u vazhdohet paraburgimi
15 nëntor 2023
| 13:07
Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Lajmi është bërë me dije në vendimin që e ka marrë trupi gjykues në Gjykatën Speciale.
Sipas vendimit, arsyet e vazhdimit të paraburgimit kanë mbetur të njëjta: rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe shkatërrimi i provave.
Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.