Rexhepi: Deklarata e Grenellit shqetësuese, ka kompetenca vendimmarrëse me pasoja për Qeverinë Kurti
Kryetari i “Shoqatës Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, e ka quajtur shqetësuese deklaratën e Emisarit të Posaqëm të ShBA-së, Richard Grenell, i cili ka thënë se hera e vetme në 35 vjet, që marrëdhëniet Kosovë-ShBA kanë krizë, është për shkak të qeverisjes së Kurtit.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Rexhepi ka thënë se Grenelli do të ketë kompetenca të mëdha vendimmarrëse si pjesë e mandatit të tij në udhëheqjen e presidentin Trump, duke theksuar se kjo mund të sjellë pasoja direkte dhe indirekte për qeverinë Kurti.
Ai vuri në dukje se përshkrimi i Grenellit si “Emisar Special” nënkupton një rol të fuqishëm, që mund të përfshijë edhe mundësi për të ndërhyrë në proceset politike dhe diplomatike në Ballkan.
“Grenell ka me vite që deklaron rreth raporteve me qeverisjen e Kurti. Deklarata e djeshme e Grenellit për mua është shumë shqetësuese, sepse sipas informacioneve zyrtare Grenelli do të jetë Emisar Special i presidentit Trump. Kjo do të thotë që ai do të ketë edhe kompetenca vendimmarrëse edhe propozim ekzekutivi në atë formë që mund të ketë pasoja direkte ose indirekte si për qeverinë Kurti, si për raporte apo edhe si për vendimmarrjen, si për procedurat që do të zhvillohen ose rreth bisedimeve ose ndërmjetësimeve të caktuara ose rreth formës së organizmit të bisedimeve në të ardhmen. Unë apeloj që qeveria Kurti urgjentisht ta ndërroj strategjinë e veprimit sepse presidentin Trump më 20 janar e merr pushtetin”, ka thënë ai.
Rexhepi apeloj te qeveria Kurtit që të ndryshojë urgjentisht strategjinë e veprimit, pasi ai tha se presidenti Trump, i cili ka fituar zgjedhjet me një shumicë të madhe e po ashtu ka fituar shumicën në Senat dhe në Kongres, mundësinë e ekzekutimit të propozimeve të Grenellit është e pa diskutueshme.
“Grenell ka marr një përgjegjësi të jashtëzakonshme sepse vetë termi emisar special nënkupton shumë çka për ata që merren me diplomaci vetë fakti që Grenell veç ka paralajmëruar që do të ketë dy vende problematike, Venezuelën edhe Koren e Veriut, mirëpo edhe Ballkanin që do të jetë nën organizmin e tij. Vetë fakti që Grenell ka kaq kompetenca qeveria Kurti duhet ta ketë shumë, shumë parasysh këtë fakt. Ishte shumë shqetësues elementi që deklaroj Grenell që brenda 35 viteve kanë pasur SHBA-ja raporte shumë të mira edhe me qeverisjen e presidentin Rugova, edhe Thaçit, edhe Hoti. Ky është një fakt shumë shqetësuee sepse është zyrtar i lartë, me shumë kompetenca, zyrtar me mundësi të ndikimit të madh te presidenti i SHBA-së, mirëpo shqetësimi edhe më i madh është, që Trump i fitoj zgjedhjet me shumicën e votave, edhe shumicën në Senat, edhe shumicën në Kongres, mundësia e ekzekutimit të propozimeve të tij është 100 për qind e mundshme”, ka thënë ai.
I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme, e përmendi edhe vetë Grenellin.
Grenell ka thënë se hera e vetme në 35 vite kur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA’së ishin në krizë, janë me Kurtin si kryeministër.
Ai ka përmendur ish-presidentinIbrahim Rugova, ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, për të cilët ka thënë se kanë pasur raporte të shkëlqyeshme si me republikanët ashtu edhe me demokratët.
“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, ka deklaruar Grenell.