Rexhepi e LV-së flet për Luginën e Preshevës: Serbia po i përndjek veç pse janë shqiptarë
14 shtator 2023
| 11:29
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Në fjalën e saj, Rexhepi ka theksuar se shqiptarët në Luginë të Preshevës përballen me shkelje brutale të të drejtave të njeriut.
Më tutje, ajo ka vlerësuar se një gjë e tillë ndodhë vetëm pse ata janë shqiptarë.
“Si e ka emrin kjo sjellje e aparatit shtetëror të Serbisë? Asgjë tjetër përveç se përndjekje mbi baza të prejardhjes kombëtare, përndjekje pse janë shqiptarë të lindur në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Rexhepi.