Rexhepi: Kombi ynë ende s’ka strategji për kuadrot e diplomuara në universitetet më prestigjioze në botë
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka drejtuar kritika pse kombi ynë, këtu në Kosovë, dhe jashtë saj nuk ka ende strategji për kuadrot e diplomuara në universitetet e kolegjet më prestigjioze në botë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se kjo është një çmenduri.
Rexhepi ka thënë se ne duhet për gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse ua kemi borxh moral e kombëtar.
“Kjo është çmenduri. Me gjithë ato kuadro në trojet tona, me gjithë ato kuadro të reja të diplomuara në universitetet e kolegjet më prestigjioze në botë, kombi ynë ende nuk ka strategji nacionale 100-vjeçare. Ne duhet të mendojmë për gjeneratat që vijnë pas nesh(ua kemi borxh moral e kombëtar)”.
“P. S. Nuk kam qenë, nuk jam, besoj që nuk që do të jem pjesë e ndonjë partie apo grupacioni politik në të ardhmen. Unë mendoj për nipin tim Ekloanin e nipat e mbesat e juaja… Nuk di si ta shpjegoj/arsyetoj, këtë mosveprim/mos ta them budallaki tonën po ju a mundeni? Një komb pa strategji… Nga reagimet në postim, fatkeqësisht vërehet që ne nuk dimë të mendojmë në staza afatgjata. Për atë edhe jemi ku jemi!!!”, ka shkruar Rexhepi.