Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
10 maj 2024
| 16:19
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka prezantuar fjalimin kryesor në Konferencën e 15-të të Dohas për Dialogun Ndërfetar (Feja dhe edukimi në dritën e variablave bashkëkohorë të familjes) nën sloganin: “Integrimi i familjes – borxh, vlera dhe edukim”.
Bëhet e ditur se para të pranishmëve në këtë konferencë, Rexhepi adresoi çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin.
Konferenca u organizua nën patronazhin e Lartësisë së Tij, Shejh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, kryeministër i Jashtëm.
“Zëvendëskryeministrja zhvilloi takime të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit të Katarit, me synim bashkëpunimin dhe mbështetjen në shumë fusha”, është thënë në njoftim.