Rexhepi: Po punojmë, që Presidenti Historik i SHBA-së, Bill Clinton të vizitoj Luginën e Preshevës!

12 janar 2024 | 18:20

Intervistë ekskluzive me z. Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

“Lobimi është fahu ynë, ashtu si deri më sot, do të tentojmë, që me aktivitetet tona të sjellim sa më shumë poena shtetit/eve e kombit tonë. Nuk e njohim formulën e bajraktarizmit! SHBA ka qenë tradicionalisht aleate e shqiptarëve dhe është. Këtë e ka dëshmuar Presidenti Woodrow Wilson e Institucionet amerikane për Shqipërinë. SHBA është sponzorizues i shtetësisë së Kosovës, i shëndrrimit të FSK në ushtri, futjes së ushtrisë sonë nëpërmes IOWA në misione paqeruejtëse të NATO, kjo nënkupton pjestar defakto ende jo de jure të ushtrisë e shtetit tonë, pjesë e NATO, por mendoj, që ne nuk po punojmë sa duhet në ruajtjen dhe avancimin e kësaj miqësie“, na tha ndër të tjera, z.Rexhepi.

Është e ditur, se modestia tregon, klasin, veprimtarinë e merituar tek personi, por tek ne, sidomos te një grup rrahjagjoksish, edhe pse po dua, që të jem edhe gabim, por nuk respektohet sa duhet. Ndoshta, do të duhesh të jesh i ngjyrosur politikisht, të kesh „kostumin“ e partisë e të rekrutohesh në parti, ose të jesh shumë i pasur e pastaj për të ecur drejt hapësirës së kufizuar të suksesit. Janë ata veprimtarët e merituar, që kurrë nuk dorëzohen, shkojnë me mundësitë e veta deri në mbështetje në mur, por jo në murin e dorëzimit për të ecur te para, për të përcjellur mesazhin e paqes, falënderimit, miqësisë e besë-besës. Sa i sinqertë, aq edhe emocional, sepse çdo gjë buronte nga shpirti. Shumë e lehtë është të ndalesh dhe ta studiosh edhe formën e bashkëpunimit. Është një lloj psikologjie edhe forma e të folmes, të paktën e kemi lexuar edhe psikologjinë e shkrimit, psikologjinë e veshjes…Është bashkëbiseduesi ynë, një personazh I njohur për të gjithë shqiptarët kudo që janë. I pathyeshëm, nuk e di se çka është dorëzimi. E njeh mirë veten, e njeh mirë misionin e tij. Sa fjalë e madhe, që të shëron edhe shpirtin, Miqësi. Miqësia është e shenjtë. Te ne shqiptarët, miku është në zemër të konakut, shtëpia është e mikut. Pata nderin, që të bashkëbisedoj në një intervistë të gjatë, por me shumë kuptim, me veprimtarin, z.Agim Rexhepi. Shpirti i tij vlonte. Fjalët e tija ishin si uji i kronit, që ta freskon shpirtin. Njih veten e pastaj të tjerët. Mos mirënjohësi është sëmundje e tokës. Falënderimi është copë shpirti i të drejtit. Folëm gjerë e gjatë, pa e ditur, në shumë raste, se cili ishte në rolin e gazetarit, sepse edhe vetë z.Rexhepi e njeh dhe e ka punuar këtë profesion të gazetarit. Bashkëbisedimi ynë dallon nga bisedat e porositura apo bisedat për klikime, krekosje apo për honorare. Intervistë për lexuesit dhe thirrje për bashkëpunim. Jemi në një kohë, që pak po lexohet, ose më mirë titull lexohet dhe brendësia e shkrimit jo, sidomos kur shihet, se është gjatë, por ia lëjmë lexuesit besnikë, që të ndahet nga përditshmëria e zhurshme dhe të drejt. E intervista të mbetet në kujtesë brez pas brezi, se miqësia shqiptaro amerikane ishte e do të mbetet e trashëguar brez pas brezi. Aty ku po na dhemb zemra edhe mendja e dora shkon, pra Lugina e Preshevës. Se ajo trevë i ka sytë e zemrën nga Kosova e Shqipëria, nuk ka dyshim. Të paktën, në çdo takim me ndërkombëtarë, të përmendet me fakte, se po përjeton një gjendje acari politikë të shtypjes edhe ate në mes të Evropës Juglindore. Ka ditur e do të dijë ti mbijetoj edhe shekujve, por tani, kemi situatën tjetër, kemi Kosovën e pavarur të mbushur me miq ndërkombëtarë e një Shqipëri në NATO, të jetë më afër me ate etni shqiptare.  Pa e zgjatur më shumë, edhe pse do të doja të përshkruaja, se si e priti intervistën protagonisti i kësaj interviste, por dua të rrumbullaksoj me një fjali, se i ai që ka nderë e vlera, njeh nderin dhe vlerën. Se çka na tha ndër të tjera, ju ftoj ta lexoni këtë intervistë, lexues të respektuar.

Përshëndetje z.Rexhepi. Fillimisht, ju urojmë vitin e ri 2024 dhe njëherit, urime edhe për 20 vjetorin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”. Sigurisht, se është intervista e parë e këtij viti. Na thoni, cili është urimi juaj për miqtë e Amerikës gjith- andej shqiptarisë?

Përshëndetje edhe për ju i nderuar. Ju faleminderit për unimin e vitit të ri 2024 e posaçërisht faleminderit për urimin e jubileut të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, 20 vjetori i themelimit / veprimit. Më vjenë shumë mirë, që keni gjetur kohë edhe pse jetoni në Zvicër për të bashkëbiseduar në lidhje për shoqatën. Urimi im për 2024, për ju dhe bashkëkombasit tanë kudo që janë ata është: “Zoti e bekoftë kombin tonë! Zoti i bekoftë SHBA-në! Zoti i bekoftë aleatët tanë! Paqe gjithandej. Të jemi më unikë nëmes veti! Ti japim hapësirë meritorëve! Shëndet, punë dhe dashni.

Kësaj here, do ju marrim kohë më shumë, se sa zakonisht, që praktikohet nëpër intervista. Sepse, kemi një datëlindje të veçantë të shoqatës, jo më pak se 20 vite. Po besoj shumë, se do të kemi mirëkuptim nga ju dhe nga lexuesi.

Me shumë kënaqësi, si edhe herave të tjera, jam i hapur për të bashkëbiseduar e bashkëpunuar me të gjithë ata që kanë punë më shumë e më pak fjalë.

Si ishte viti 2023 për Ju si kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”?
Faleminderit për nderimin që keni ndaj meje dhe shoqatës.Viti 2023 ishte plot me sfida e aktivitete. Them me sfida, sepse u vazhdua tradita, që ne të zhvillojmë aktivitete pa përkrahje materiale (nuk po ankohem ngase e kam zgjedh këtë formë të rrugëtimit), e them këtë ngase, unë nuk kam qenë, jam e as që do të jem pjesë e ndonjë partie apo grupacioni… Nuk kam asgjë ndaj partive apo grupeve të fuqishme politike, ngase janë të Kosovës, por kam qenë i vetëdijshëm, që në momentin, që do të jem pjesë e tyre, aktiviteti do të merr karakter tjetër dhe do shihet ndryshe nga syri i qytetarit tonë e institucioneve ndërkombëtare. Kur jam apolitikë, besoj se do të veproj e kam vepruar më mirë në shoqatë.

Mendoni, se 90% e projekteve ju kanë realizuar gjatë vitit që sapo e kaluam?
Jo 90% por 100% të projekteve i kam realizuar. Nuk bëj projekte nëse nuk mundem me i realizu. Jam komplet në punën time edhe e bëjë me shumë dashamirësi. Shpesh herë, ka ndodhë, që vetëm mos me dalë keq në opinionin vendor e ndërkombëtar, institucionet tona qendrore e komunale i kam shkurtuar aktivitetet (nëse e kam parapa për një datë të caktuar me zhvillu 4,5,6 aktivitete i kemi zhvilluar vetëm 3 apo 4, jo pse nuk kemi qenë të përgaditur. Prandaj e thash edhe më lartë, dua që punët tona, që bëhen në shoqatë të reflektojnë me pozitivitet dhe të shërbejnë për të mirë.

Këtë vit, po mbushen 20 vite, që kur është themeluar kjo shoqatë. Cili është suksesi më i madh që keni arritur?
Dua të jem i shkurtë dhe i saktë. Nuk e kam për qefi të flas për veten time, por më duhet ta them kësaj here, për hirë të opinionit dhe duke pasur mirëkuptim te të gjithë lexuesit tuaj për shkak të modestisë. Kemi aq suksese kulminate, sa që një ministri, nëse jo një qeveri, do të krenohej pa problem. I kisha lutur lexuesit e intervistës, që mos ta marrin për krekosje (normalisht jam shumë krenar me të arritura).

Në vitin 2009 e kam sjellë në Kosovë Presidentin Bill Clinton (normalisht me dëshirën e tij), së bashku me Institucione tona.

Por e veçanta e vizitës është se nuk e kanë ditë Presidenti, Shkëlqesia e Tij, Prof.dr. Fatmir Sejdiu, Kryeministri, Hashim Thaçi e as Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Christopher Dell. Tek mbas 10 viteve kam filluar me potencuar këtë fakt. Më 2009 më është dashtur me shfrytëzu një personalitet/mik timin, që ta bind Kryeministrin Thaçi, që është informacion i sakt vizita e Billit ngase nuk e besonin. Poashtu, Ambasada Amerikane më ka thirrë e ka kërkuar emrin e kontaktit tim në SHBA për me verifiku këtë fakt. Pasi është verifikuar informata, se do të vie Presidenti u shty inaugurimi i shtatores, që ishte i parapar 1 muaj para vizitës së tij.

Keni bashkëpunim me institucionet e Kosovës?
Po kemi bashkëpunim të shkëlqyer me FSK, Policia e Kosovës, Zjarrfikësat, AME, Qendrën e Mjekësis Emergjente, Shkolla e Institucione të ndryshme dhe jam shumë falenderues për këtë. Të rralla janë Institucionet që nuk i kanë përkrahë idet tona për ndonjë aktivitet (moralisht e me pjesëmarrje fizike të pjestarëve ushtarakë e policor e stafit civil).

Po me institucionet e kaluara, keni bashkëpunuar?
E them me përgjegjësi që në të kaluarën e kam pasë një bashkëpunim më të mirë. Në vitin 2009 ish kryeministri I Kosovës, z.Hashim Thaçi më ka dërguar në SHBA si përfaqësues të qeveris së Kosovës, të flas apo ta bindi Presidentn Bill Clinton që të vije në inaugurimin e shtatores së tij në Prishtinë. Ai e ka ditur bashkëpunimin tonë tonë dhe respektin që kemi si shoqatë me SHBA. Kjo është bërë kuptohet në të mirë të shtetit. E di, që ai apo shumë pak qytetarë nuk e kanë besur faktin që do ta sjell në inaugurim, por unë ia kam arritur me shumë sukses. Një personalitet, që do e potencoj me shumë respekt që e ka përkrahë çdo projekt (ama çdo projekt me konotacione pro amerikane e properëndimore), që kam kërkuar nga ai ka qenë ish Kryeparlamentari, z. Kadri Veseli.

Me cilën shoqatë më së shumti bashkëpunoni?
Edhe pse kam respekt për të gjitha shoqatat në Kosovë dhe jo vetëm do ta potencoja bashkëpunim me shoqatën “Bet Israel Kosova”, “Organizata e Familjes Biden”, etj.

Keni pasur takime me disa presidentë të SHBA-së. Cila ishte fjala jote parë, që ia ke thënë për Kosovën?
Po. Është e saktë, kam pasur shumë takime me personalitete me pozicione të larta shtetërore si ish president, congressman, zv/ndihmës secretar e zyrtar të lartë të SHBA e shteteve tjera mike.
Fjalia e parë ka qenë falënderim për ate që ata kanë bërë, populli e institucionet e tyre shtetërore për shtetin e kombin tim atëherë kur kemi pasur nevoj për miq, më shumë se çdo herë. Posaçërisht atëher kur qenja jonë nacionale në Kosovë Shqipëri e teritore tjera ka qenë në rrezik. Poashtu, kam kërkuar, apo më mire me thënë i kam lutur që ata ta vazhdojnë ketë respekt e angazhim për shtetin/tet e kombin tonë me përkrahje politiko diplomatike, të ndikojnë tek miqtë e institucionet e shtetit të tyre dhe tek aleatët e tyre edhe në të ardhmen. Miqësia duhet ushqyer me sinqeritet që të jetë e përjetshme. Ne jemi miq të sinqertë me SHBA-në dhe shpirtërisht.

Sa anëtarë i ka për momentin shoqata?
Shoqata nuk është formuar për promovime e poena politikë të individëve, grupeve apo partive, andaj as që kemi tentuar me bë antarë. Çdo person, që ka respekt apo që e don SHBA-në e aleatët ka mujt e mundet me llogarit që është pjesë, aktivist i shoqatës. Pra, dyert janë të hapura për të gjithë ata që i janë mirënjohës SHBA-së. Deklaroj pa frikë që mbi 90% e pjestarëve të kombit shqiptar por edhe të disa komuniteteve tjera dhe ate jo vetëm të Kosovës por Shqipërisë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi janë pjesë e shoqatës.

Për të qenë pjesë e shoqatës, pra nuk është patjetër, që të jesh shtetas i Kosovës?

Ky parim nuk ka vlejt e as që do të vleje asnjëherë. E përsëris edhe një herë, çdo person kudo që jeton e vepron, që ka respekt apo që e don SHBA-në e aleatët e tyre (tonë), mundet lirisht me llogarit që është pjesë e shoqatës.

Përkrahje nga diaspora shqiptare?
Fatkeqësisht shumë e dobët. E kam potencuar gjithmonë, që jam i hapur për bashkëpunim ngase koordinimi i aktiviteteteve sjell më shumë efekte politike andaj realisht i sjell më shumë poena politikë shtetit/eve e kombit tonë.

Si është bashkëpunimi juaj me veprimtarët shqiptaro amerikanë, që jetojnë e veprojnë në SHBA?
Edhe në këtë rrafsh nuk është i kënaqshëm. Është shumë i zbehët. Unë jamë i hapur për bashkëpunim. Isha e do të jem. Një gjë duhet theksuar, se asnjëherë dhe asnjë rrethanë nuk duhet anashkaluar rolin e madh të lobit tonë të mrekullueshëm në SHBA e Europë. Unë jamë rritur dhe edukuar me të bëmat e “Vatrës”, së Nolit e Konicës.

Me ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, bashkëpunoni?
Po kemi pas bashkëpunim shumë të mirë dhe për këtë u jam falenderues edhe pse këtë që do ta them për herë të parë, ata ndoshta pa dashje nuk e kanë kuptuar apo edhe nuk kanë pritë që ne do ti arrijmë këto rezultate kulminante dhe se do të kemi njē imazh e ndikim shumë të fuqishëm posaçërisht tek bashkombasit tanë dhe ate jo vetëm në Kosovë por kudo që ata jetojnë e veprojnë.
Sa për informacion neve nuk na ka themeluar Ambasada Amerikane, andaj edhe pse nuk kemi pas këshilltarë, logjistikë e mjete sipas të tjerëve ne jemi shëndrruar në 1-sh, për aktivitete me efekte të fuqishme politike dhe ate jo vetëm në Kosovë..

Çfarë mendoni, që kjo shoqatë të ketë nëndegën e saj edhe në Luginën e Preshevës. Ju parashtrova këtë pyetje, duke e ditur situatën në ato troje shqiptare?

Pyetje shumë e mirë. Fatkeqësisht, pasi ne kemi pas shumë pak buxhet sa që me mjetet e grumbulluara është dashtë ta mbyllim shoqatën minimum para dhjetë viteve ne nuk kemi hap asnjë degë apo nëndegë por megjithate deklaroj me krenari se në shumë e shumë takime e kam potencuar çështjen e shqiptarëve në Serbi, Luginë të Preshevës (jo rastësisht po e përdori këtë term është më i gjërë), p.sh. me rastin e festimit të 10 vjetorit të shoqatës në vitin 2014, programi zhvillohej drejtpërdrejt në RTK, përpos musafirëve elitar vendor e ndërkombëtar e pata ftuar edhe z. Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, që të merr pjesë, të del në foltore ti prezentoj problemet e shqiptarëve nga kjo pjesë. Me rastin e inaugurimit të Presidentit, Shkëlqesisë së Tij, z.Joe Biden, President i SHBA-së, kam organizuar aktivitet respekti edhe pse ishte kohë pandemie, ku pjesëmarrja duhej të ishte shumë e vogël prap, ishte i ftuar dhe mori pjesë, z. Ragmi Mustafa dhe u prononcua për media lidhur me problemet që kanë bashkombasit tanë atje. E them me plot goj e me shumë respekt, që kjo pjesë zë vend shumë të rëndësishëm në agjendën tonë. Do të vazhdojmë e nuk do të ndalemi. Sepse, ne jemi me të drejtën.

Sigurisht, se jeni duke punuar për planet e shoqatës gjatë këtij viti. Na thoni ju lutem, ku do të përqendroheni më së shumti?

Lobimi është fahu ynë, ashtu si deri më sot, do të tentojmë, që me aktivitete tona të sjellim sa më shumë poena shtetit/eve e kombit tonë. Nuk e njohim formulën e bajraktarizmit, jemi të sinqertë dhe punojmë e kemi punuar për të mirën e përgjithshme. Nuk e duam rolin e trumbetuesit.
Do të tentojmë, që ta vazhdojmë një iniciativë të filluar para më shumë se dy viteve, që t`i nxisim dy Akademitë Shkencore që i kemi, Shqipëri dhe Kosovë, që të takohen dhe më në fund ta krijojnë një strategji nacionale së paku për 100 vitet e ardhëshme.

Ta vazhdojmë ciklin e ligjëratave me nxënës të ciklit të lartë e studentë nëpër shkolla fillore të mesme, kolegje e fakultete me temën orientimi perëndimorë. Është shpêtimi i kombit tonë. Deri më tani i kemi zhvilluar më shumë, se 100 ligjërata të tilla. Hapjen e klubeve të “Miqëve të Rinj të Amerikës”, nëpër shkolla. Deri tani i kemi hap gjashtë klube të tilla. Tash kam regjistruar Institutin për Siguri Media dhe Arsim, shpresojmë që do të arrijmë të pozicinohemi e shtrihemi mirë në Europën Juglindore. Poashtu, kemi me zhvilluar aktivitetet tradicionale: 17 shkurti, 4 korriku, 19 gushti, datëlindja e Presidentit Clinton, 11 shtatori etj.

Do të ketë ndoj manifestim special kushtuar 20 vjetorit të Shoqatës në Kosovë?

Besoj që po, për dhjetë vjetor kemi pas aktivitet të fuqishëm, por vetëm nëse arrijmë të sigurojmë mjete. Jemi të hapur për bashkëpunim nga zemërmirët, nga miqtë e SHBA-së. Nga miqtë e lirisë.

Njiheni si veprimtarë i madh, modest i fjalës dhe me përkushtim që të ruhet miqësia e përjetshme shqiptaro-amerikane. Ka ftohje mes këtyre raporteve, sidomos mes Kosovës dhe SHBA-së?

Faleminderit, jam i nderum me vlerësimin. Ky është mision i imi që ia kam parashtruar vetit në kohë lufte. Nuk do të dorëzohem, sepse misioni është i shenjtë. Ne u jemi falënderues deri në përkulje kontributit të SHBA-së që e ka dhënë për lirinë e Kosovës. Mendoj, që ka ftohje të raporteve, por jo në mes të SHBA-së e Kosovës, por në mes të SHBA e individëve. E individët, sigurisht janë pak. Mos mirënjohësit. Ata nuk munden të kenë emër tjetër, që nuk ia duan të mirën vetes e shtetit.

SHBA ishte dhe do të mbetet mikja më besnike e shqiptarëve?

E sakt. SHBA ka qenë tradicionalisht aleate e shqiptarëve. Këtë e ka dëshmuar Presidenti Woodrow Wilson e Institucionet amerikane për Shqipërinë. SHBA është sponzorizues i shtetësisë së Kosovës, i shëndrrimit të FSK në ushtri, futjes së ushtrisë sonë nëpërmes IOWA në misione paqeruejtëse të NATO, kjo nënkupton pjestare defakto ende jo de jure të ushtrisë e shtetit tonë, pjesë e NATO, por mendoj, që ne nuk po punojmë sa duhet në ruajtjen dhe avancimin e kësaj miqësie.

Dihet, se keni miqësi të mirë me ish presidentin e SHBA-së, z. Bill Clinton dhe disa kongresmen. Do të ketë ndoj vizitë të tyre brenda vitit 2024 në Kosovë?

Jam i nderum nga jeta, që kam pasë mundësi të bëj veprime respekti për Presidentin Bill Clinton (kam pesë takime, sa herë kamë kërkuar jam takuar me te), dhe jo vetëm për te.
Ta them me sinqeritet, që për këtë vit, pasi është jubileu i shoqatës kam pasur objektiv organizimin e një Konference Ndërkombëtare, ku do ti ftoja ish Presidentët Clinton dhe Bush dhe shumë musafirë të tjerë, por për shkak të veprimeve të Institucioneve tona të larta (sipas meje jo në nivel të duhur politik dhe jo në momentin e duhur kohor), e kam ndërprerë iniciativën, ngase besoj, që edhe po ti ftoja nuk do vinin. Sa për iniciativat e të tjerëve në këtë drejim nuk kam informacion.

E ju, do ta vizitoni SHBA-në së shpejti?
Sa për informacion, vetëm gjat fundvitit të kaluar e këti fillim viti kam marrë shumë ftesa për evente ku kanë marrë pjesë njëkohësisht edhe shumë senatorë, kongesmen e zyrtar të lartë të SHBA-së. Vetëm pak vetë e kanë këtë privilegj dhe ate jo vetëm nga Kosova. Beso,j që më së largu deri në fund të muajit maj do ta vizitoj SHBA-në dhe do të kem takime të rëndësishme.

Presidenti Clinton është në zemrat e çdo shqiptari, ai ishte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut. Ju ka shkuar mendja, që t`ia bëni një ftesë për ta vizituar Luginën e Preshevës, ate tokë të shtypur me shekuj, por që ka rritur patriotë, akademikë e veprimtarë të çështjes kombëtare si z. Xhim Xhema dhe të tjerë?
Po e them sinqerisht nuk e kam menduar, dhe nuk e besoj, që do mund të realizohej së paku në këtë kohë, ngase dihet botërisht, që Presidentin Clinton nuk e dojnë në Serbi për shkak të Kosovës. Ka pas lajme nër media serbe, se është ngritur edhe kallëzim penal ndaj tij e disa të tjerëve për shkak të bombardimeve nga ana e NATO. Edhe pse në politikë ndrrojnë gjërat. Por do ishte mrekulli një vizit e tillë e Presidentit në Preshevë, Bujanoc e Medvegjës. Të jeni të sigurt ju e gjithë bashkombasit tanë shqiptar në Serbi se do ta analizoj këtë ide dhe do ta bisedoj me miq të fuqishëm shqiptar e amerikan në SHBA…Do të punoj shumë, që Presidenti Historikë i SHBA-së, Bill Klinton të vizitoj Luginën e Preshevës!

Keni pasur ndojnjë ofertë nga ndoj subjekt politikë në Kosovë, që ti bashkohesh?

Po kam pas ftesa, por me gjithë respektin nuk kam pranuar të jem pjesë e asnjë partie. Mendoj se në këtë formë, jap kontribut më shumë.

Shoqata që drejtoni ju i nderuar, është e veçantë. Nuk besoj, se një shoqatë e tillë është në botë, kjo tregon, se ne shqiptarët, u jemi mirënjohës brez pas brezi SHBA-së?

Faleminderit për vlersimin e tillë të shoqatës (besoj që shoqata është sui generis- e llojit të veçantë), ngase në këtë formë veprimi: kohëzgjatja, mos financimi, peripetit gjatë rrugëtimit 20 vjeçar e shumë faktor tjetër. Është e vêrtet, kjo qê keni thënë, se ne shqiptarët u jemi mirnjohës dhe dëshiroj, që ky elan respekti ndaj mikut e aleatit tonë strategjik SHBA-së ti përcjell edhe gjeneratat e reja, ngase shumë gjëra po ndodhin në kohë e hapsirë, shumë faktorë po punojnë, që kjo miqësi të zbehet. Edhe pse e kanë të pamundur. Është domosdoshmëri, që Institucionet tona qendrore të veprojnë më fuqishëm me të rinjët në këtë drejtim.

Padyshim, se kemi edhe për shumë tema të bashkëbisedojmë, por duke e kuptuar, se kemi të bëjmë me një media online e të shkruar, besoj shumë, se deri diku kemi shtjelluar disa pyetje, që nuk i keni pasur gjatë intervistave tua.

Faleminderit për interesimin e shfaqur për intervistim. Shpresoj të kem arritur të jap përgjigje adekuate në pyetjet e juaja shumë të formuluara mirë e me domethënje. Mirë e përmendët, se kemi patur për çka të bisedonim edhe me orë të tëra ngase ne kemi zhvilluar aq shumë aktivitete brenda këtyre 20 viteve, sa që edhe me tre apo katër orë bisedë nuk do të mund ta mbyllnim intervistën. Por i kisha lutur lexuesit, që përgjigjet ti lexojnë edhe nga këndi shumë dimenzional, ngase ka edhe shumë gjëra që mund të kuptohen në mes rreshtave. Juve edhe si gazetarë mbi dy dekada dhe tani edhe president i Institutit Shkencorë që e keni themeluar në Zvicër, në ate shtet mikë poashtu të kombit tonë, ku jetojnë e veprojnë shumë bashkëkombas që e kanë treguar dhe po e tregojnë dita ditës, se atdheun e duan shumë, ju priftë e mbara dhe përshëndetje të sinqerta për të gjithë atdhetarët që jetojnë edhe në Zvicër! Më lejoni, që ti pëshëndes të gjithë bashkombasit tanë kudo që gjenden nëpër botë (posaçêrisht në Luginë të Preshevës, ngase atje është gjendja politike dhe e sigurisë më e rëndë se gjithkund).

Edhe një herë, shumë faleminderit për kohën dhe e keni derën e hapur të bashkëpunimit edhe me diasporën shqiptare në Zvicër e konkretisht me Institutin Shkencorë Helvetikë të Evropës Juglindore me qendrën e saj në Zvicër. Suksese e mirupafshim!

Ishte nder dhe kënaqësi edhe për mua për kohën që edhe ju rezervuat për këtë bashkëbisedim. Shpresoj, se do të shihemi e takohemi herave të tjera.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Cyrih, Zvicër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Përkujtimit të viktimave të Gjenocidit të kryer…