Rexhepi: Synoj të luaj për Përfaqësuesen A

29 korrik 2020 | 13:10

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disa basketbollistë/e të Kosovës që po luajnë me sukses derisa numri i tyre po rritet.

Një ndër ta është edhe Donat Rexhepi. 18-vjeçari, i cili ka luajtur për grupmoshat e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me një ndër shkollat më me renome në ShBA “MiamiPrep”. Për ish-basketbollistin e Kerasan Prishtinës ky pritet të jetë vetëm fillimi, në një aventurë të suksesshme në ShBA. “Kalimin në ShBA më kanë mundësuar trajnerët Dritëro Sefaja, Kirk Meyerson edhe shkolla Salesian College Preparatory. Jam diplomuar në Salesian, kurse tani hapi tjetër është të luaj me një program tjetër në Floridë, MiamiPrep. Shpresoj se do të kaloj në ndonjë kolegj D1 pas këtij sezoni”, ka thënë Rexhepi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për ndjenjën për ta luajtur për Kosovën. “Të luaj për Përfaqësuesen A është gjithmonë prioriteti më i madh sa i përket basketbollit. Gara që e pres me padurim është gjithmonë Kampionati Evropian, sepse mund ta prezantoj shtetin dhe të luaj së bashku me shokët ndaj përfaqësuesve kundërshtare”, ka shtuar Rexhepi.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes se qeverisë ka…