Rexhepi: Ta fillojmë mirë sezonin pranveror
11 shkurt 2022
| 18:20
Skuadra e Dritës së Gjilanit është përgatitur maksimalisht për sezonin pranveror.
Në konferencë për medie ishte edhe futbollisti Leotrim Rexhepi, i cili ka deklaruar se Drita është e përgatitur, e fokusuar dhe gati për pjesën tjetër të edicionit në Superligë, raporton “Epoka e re”.
“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë dhe jemi përgatitur në të gjitha aspektet. Jemi përgatitur maksimalisht për një fillim kampionati të mbarë. I njohim cilësitë e Feronikelit dhe në situatën në të cilën gjendet, do të vazhdojmë t’u qasemi me seriozitet ndeshjeve një nga një për të marrë më të mirën”, ka thënë Rexhepi.