
Rexhepi, trajner i Dukagjinit
20 qershor 2019
| 21:03
KF Dukagjini në prani të drejtorit të Klubit, Fabian Veseli, kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe te një pjesë të kryesisë e ka prezantuar trajneri e ri, Xhengis Rexhepi, i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare.
Trajneri Xhengis Rexhepi, i cili së fundmi ishte trajner i KF Llapit, në karrierën e tij ka qenë trajner i mbi 6 skuadrave në kampionatin Maqedonas.
Ka qenë ndihmës trajner i parë i skuadrës Sivasspor në Superligën e Turqisë dhe aktualisht ndihmës trajner i Kombëtares A të Maqedonisë.
/Epoka e re/