Rey Manaj në garë për çmimin ‘Lojtari i Raundit të Dytë’

26 mars 2025 | 11:43

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës.

Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Swiderski i Polonisë, Martin Odegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinoviq i Bosnje-Hercegovinës. Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë. Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irfan Lipovica, i arrestuar dhe i dyshuar për përfshirje në…