Rezervistët rusë po luftojnë me lopata në Ukrainë – thotë inteligjenca britanike
Rezervistët rusë ka të ngjarë se janë duke përdorur “lopata” për luftime “ballë për ballë” në Ukrainë për shkak të mungesës së municioneve, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Në fund të shkurtit, rezervistët përshkruan se u urdhëruan të sulmonin një pozicion ukrainas “të armatosur vetëm me ‘armë zjarri dhe lopata’”, tha ministria në përditësimin e fundit të inteligjencës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ai përmendi një lopatë të njohur si MPL-50.
Mjeti u projektua në vitin 1869 dhe kishte ndryshuar pak, tha ministria.
Përdorimi i vazhdueshëm i lopatës “si një armë nxjerr në pah luftimet brutale dhe të teknologjisë së ulët që kanë karakterizuar pjesën më të madhe të luftës”, është thënë më tej.
Një nga rezervistët përshkroi se ishte “as fizikisht dhe as psikologjikisht” i përgatitur për aksionin, shtoi përditësimi.
“Kjo është ndoshta një rezultat i komandave ruse që vazhdojnë të këmbëngulin në aksione sulmuese që përbëhen kryesisht nga këmbësoria, me më pak mbështetje nga zjarri i artilerisë, sepse Rusia ka mungesë municionesh”.
BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime dhe ministria nuk dha informacion se ku po zhvilloheshin beteja të tilla.
Bakhmut ka parë muaj luftimesh, ndërsa Rusia përpiqet të marrë kontrollin e qytetit të vogël, ku mbeten rreth 4,000 civilë.