Rezistencë të mbarë të gjithëve!
Brikena Cani
Ia uroj të gjithë njerëzve që po kalojnë këtë moment historik, i cili po i ngjan gjithnjë e më shumë “Përmbytjes Universale”. Të gjithë ne jemi thirrur të mbyllemi në “Arkën e Noes” tonë: me te dashurit tonë të familjes, me emocionet, dhimbjet … Po shkojmë diku … të gjithë po ecim së bashku, por po spostohemi vetëm ne kohë dhe jo fizikisht. Nuk dihet se kur do qetësohet “stuhia e dimensioneve biblike”, se kur do të pushojë dhe se kur ujërat do të qetësohen. Në këtë botë ne jemi shpërndarë si perlat dhe kemi ndaluar diku, dhe kjo është arsyeja qëdhimbja është shfaqur pa kufij, duke u përhapur dhe rrezikuar të gjithë njerëzit e në të gjithë botën.
“Stuhia perfekte” është ajo që po zgjon brenda nesh emocionet e gëzimit dhe frikës, zhgënjimit dhe fitores, ngazëllimit dhe dhimbjes… momente luhatëse të jetës së përditshme që na përshkojnëtejpërtej pa mëshirë: Sepse nga njëra anë ka shumë tëvdekur dhe nga ana tjetër na projektohet jeta.
Për çfarë jemi thirrur e çfarë duhet të demostrojmë? Çfarë sakrifice kërkohet nga ne?
Ne u mallëngjyem kur pamë autokolonën e makinave të ushtrisë që “tragetuan si Karonte” tragjedinë e të rënëve që shkaktoi kjo stuhi, dhe në të njëjtën kohë u emocionuam për jetët e shpëtuara, për ndihmat e dhuruara nga njerëz të dashur, nga shpirtrat e mirë afër e larg. Mjekët dhe infermierët me fytyrat e maviosura nga maskat fshinë të gjitha dyshimet tona, ato janë forca jonë. Ata punojnë si lajmëtarë të jetës dhe mirënjohja jonë u shkon e gjitha atyre. Por ja, qënga larg përsëri dëgjohet jehona e sirenës së ambulancës, dhe prap na përfshin ankthi.
Emocionet e forta që luhaten tek ne na përshkojnëtrupin. Jeta fiton në krahasim me vdekjet por këtë herë me shumë dhimbje, shumë vdekje. Jemi mbyllur brenda shtëpive tona duke pritur të kalojë “Përmbytja Universale”, e cila erdhi nga larg, por që i befasoi pasiguritë tona dhe i çarmatosi ato, duke minuar jetën tonë të përditshme, zakonet tona të mira, duke përgënjeshtruar pritjet tona.
Jemi mbyllyr brënda në këtë “Ark të Noes” me gjithë frikën tonë, duke pritur që dielli të vijë dhe të ngrohë çdo port ku do arrijmë dhe ta ndalojë stuhinë. Nuk dihet kur dhe si, por do të arrijmë. Jemi thirrur të respektojmë rregullat.
Èshtë një moment lutjeje dhe reflektimi të madh për të gjithë ne. Pa shumë fjalë por me shumë forcë sepse jashtë shtëpive tona ekziston një lumë me njerëz që po punojnë në heshtje për ne, një botë që duhet tafalenderojmë ne vetëm duke respektuar rregullat. Ne duhet ta përgënjeshtrojmë këtë të keqe që ndrydh dhe i merr frymën për një përqafim të dashurve tonë të largët dhe të afërt. Sepse lutja më e mirë universale tani është forca jonë, respektimi i rregullave dhe qëndrimi në shtëpi!
Ringritje të mbarë për të gjithë!