Rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës ishte populiste
11 shkurt 2022
| 07:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për rezolutën e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës e cila dështoi në Kuvend.
Bajqinovci në dpt te Fidani në T7 i ka quajtur populiste këto rezoluta.
Ai shtoi se ata janë fajtorë që nuk kanë ndërtuar termoelektrana për 21 vite rresht ndërsa tani po e fajësojnë kryeministrin Kurti.
“Nuk ka çka me kalu ajo rezulotë. A ja votuam rezolutën për ligjin e pagave AAK-së? Këto rezoulta janë populiste. Nuk kam çka shtojë më shumë se që këta janë fajtorë që nuk kanë ndërtu termoelektrana që 21 vjet rresht, e të thuhet tash që Albini e ka kundërshtuar janë pallavra”, tha Bajqinovci.