Rezoluta për dialogun Kosovë-Serbi, Veseli fton opozitën në takim
11 tetor 2018
| 10:14
Me fillim nga ora 11 pritet të fillojë takimi i partive opozitare me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli ka ftuar partitë opozitare që të mblidhen në një takim të përbashkët për t’i harmonizuar qëndrimet për rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi. Ndryshe Rezoluta në fjalë u bë publike të shtunën, duke shprehur interesim që qëndrimet në mes pozitës dhe opozitës të harmonizohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.