Rezoluta për Raportin e Progresit përplas PDK-në e LV-në
Propozim-rezoluta për Raportin e Progresit pas debatit për këtë çështje, ka përplasur shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe atë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Krasniqi ka thënë se propozim-rezoluta ka të bëjë më së paku me rezolutë, derisa e ka quajtur manipulim deklarimin e iniciuesi së debatit, Fitore Pacollin.
Por, Konjufca ka theksuar se nuk e dinë pse duhet me qenë e papranueshme për PDK-në, propozim-rezoluta për Raportin e Progresit, kur aty ka pika qëllimmira.
Pas kësaj, përsëri ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se vetëm në dy raste ka shpërputhje.
Më tuje Konjufca, ka përmendur një raport të BE-së, sipas të cilit 90 për qind e aseteve që krijohet nga krimi nuk konfiskohen.
Edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar duke thënë se përfaqësuesja e Vetëvendosje, ka manipuluar me këtë projekt-rezolutë.
Megjithatë, në fund nuk është votuar kjo propozim-rezolutë, pasi nuk ka pasur kuorum. Kjo propozim rezolutë as pas dy herë të hedhjes në votim nuk ka marrë votat e mjaftueshme, pasi nuk votonin 61 deputetë.