Rezonanca Magnetike në QKUK pajiset me spirale për qafë, bark dhe krah
Rezonancës magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë ndërruar spiralet për të parën herë, ndonëse kishte nevojë qëmoti.
“Spiralet janë pjesë përbërëse e rezonancës magnetike, krijojnë dhe pranojnë sinjale, të cilat transformohen në imazhe. Nga buxheti i saj, në përputhje me kërkesën e Klinikës së Radiologjisë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka ndarë mjete për blerje të tri spiraleve me kualitet të lartë: për qafë, bark dhe krah”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.
QKUK-ja nuk ka ofruar më herët shërbime të rezonancës magnetike për kraharorin të cilin do ta ofrojë brenda pak ditësh.
“Radiologjia po transformohet në një klinikë moderne. Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë ndarë një buxhet të konsiderueshëm rreth investime kapitale këtë vit për Klinikën e Radiologjisë, gjersa rezonanca e dytë magnetike, bashkë me Tomografinë e Kompjuterizuar (CT) 16 shtresore, të blera së fundmi, do të instalohen shumë shpejt”, është theksuar në këtë njoftim.
/Epoka e re/