“Rezonanca” me ofertë manhitëse për ngushtim të lukthit
Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca 2”, në Prishtinë ka njoftuar se ka bërë ofertë të lëvërdishme për ngushtimin e lukthit (Sleeve Gastrectomia). Sipas kësaj oferte speciale zvogelimi i stomakut (Gastric Sleeve), do të kushtoj 2 300€.
Njoftimi i plotë i Spitalit “Rezonanca2”, në Prishtinë:
Arrini peshën tuaj ideale me operacionin e ngushtimit të lukthit (Sleeve Gastrectomia) në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2! Ngushtimi i lukthit është një procedurë kirurgjikale efektive për humbjen e peshës, e dedikuar për ata që luftojnë me mbipeshën. Kjo metodë është një zgjidhje e shpejtë dhe e sigurt për të arritur një trup të shëndetshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ky intervenim kirurgjik ndihmon në trajtimin e diabetit, hipertensionit, problemet e zemrës dhe vështirësive në frymëmarrje. Kjo ndërhyrje kryhet nga Prof. Dr. Ferat Sallahu, pionieri i kësaj metode në vendin tonë, me mbi 300 operacione të suksesshme. Procedura realizohet me vetëm 4 vrima dhe është tani e disponueshme në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, afër Prishtina Mall. Bëni hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme me ne!