
Rezonanca ofron zbritje për policët e Kosovës dhe familjarët e tyre të ngushtë
Spitali Rezonanca dhe të gjitha njësitë e saj kanë arritur marrëveshje me kryetarin e sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirin që në të gjitha institucionet e Rezonancës, policët dhe familjarët e tyre të ngushtë do të kanë zbritje për shërbimet e kërkuara.
Kështu ka bërë të ditur pronari i Rezonancës, Arian Idrizaj.
Njoftimi i plotë i Idrizajt:
Rezonanca edhe kësaj here dëshmon solidaritetin humanizmin dhe respektin për Institucionet e Republikës së Kosovës. Kesaj radhe mbështetje Policisë së Kosovës gjegjësisht Sindikatës së Policisë së Republikës së Kosovës për te gjithë pjestarët e Policisë së Kosovës dhe familjarët e tyre, zbritje në të gjitha Klinikat tona, Kolegjin AMECC Rezonanca dhe Shkollën e Mesme të lartë Rezonanca gjithashtu edhe në Spitalin American Brain. Respekt të veqantë për punën dhe mundin e pa kursyer të z. Imer Zeqiri Kryetar i Sindikatës si dhe stafit udhëheqës të Sindikates