Rezultat befasues në ndeshjen Sassuolo – Fiorentina
09 dhjetor 2018
| 14:52
Ndeshje interesante dhe rezultat befasues ishte në ndeshjen e zhvilluar sot në mes Sassuolos dhe Fiorentinës.
3-3 përfundoi ndeshja e cila ishte afër të fitohet nga skuadra vendase për faktin se kishte dy gola në epërsi. Gjashtë golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0. Filip Djuriqiq i Sassuolos dhe Nikola Milenkoviq i Fiorentinës u ndëshkuan me karton të kuq.
Për vendasit realizuan Alfred Duncan, Khouma Babacar dhe Stefano Sensi. Për mysafirët shënues ishin Giovanni Simeone, Marco Benassi dhe Kevin Mirallas.
/Epoka e re/