Rezultate jo të mira në tenis dhe atletike

27 qershor 2018 | 15:48

Tenisti Granit Bajraliu garoi sot në 1/8 e finales në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Bajraliu pësoi humbje 2:0 (6:2, 6:1) në sete nga bartësi i dytë i turneut, francezi, Alexandre Muller.

Graniti dje kishte shënuar fitore 2:0 në sete ndaj Mario Zillit të Shqipërisë.

Ndërsa Vijona Kryeziu garoi sot në disiplinën 400 metra të atletikës, në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Vijona doli e 14-ta nga 15 garuese. Ajo pati kohën 56.03 sekonda, duke mos arritur të kualifikohet në finale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për hatër të shqiptarëve zviceranët ndërrojnë logon e birrës, e…