Rezultatet aktuale në faqen e KQZ-së

11 shkurt 2025 | 08:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve që nga dita e djeshme në orën 19:10, kur janë publikuar ato pas numërimit të 99.17 përqind të votave.

Për të përfunduar i gjithë numërimi i votave të rregullta kanë mbetur edhe 21 vendvotime.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 përqind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 përqind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 përqind apo 62 mijë e 66 vota.

Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të…