Rezultatet dhe tabela në Ligën e Parë

24 nëntor 2019 | 17:31

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Rivaliteti në këtë rang garash është shumë i madh për faktin se diferenca në mes dhjetë skuadrave të para është vetëm 6 pikë.

Në fundjavë spikat fitorja e skuadrës së Malishevës në derbin ndaj Lirisë së Prizrenit, me rezultat 1-0. Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” e shënoi Edonis Krasniqi. Ndërsa skuadra e Istogut ka arritur të befason liderin e Ligës së Parë, Arbërinë (0-2). Ndërsa Besa ndau pikët me KEK-un, duke luajtur në Obiliq me rezultat 1-1.

LIGA E PARË – Java e 15

Vllaznia – 2 Korriku                0-3
Arbëria – Onix                          0-2
KEK-u – Besa                            1-1
Malisheva – Liria                     1-0
Vëllaznimi – Ulpiana               2-1
Dardana – Drenasi                   3-1
Vitia – Ramiz Sadiku               2-1
Istogu – Trepça                         3-1

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi dhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg,…