Rezultatet e dobëta në PISA, Ahmeti: A nuk kanë pasur shtetet tjera pandemi?
06 dhjetor 2023
| 15:06
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet katastrofale të nxënësve të Kosovës në testin PISA.
Në fakt, Ahmeti ka komentuar edhe arsyen e dhënë nga Ministria e Arsimit, e cila e përmendi pandeminë si një nga arsyet se pse nxënësit e Kosovës dolën keq në testin PISA.
“Kur thuhet se pandemia është arsye për rezultatin e dobët në PISA, shtrohet pyetja: A nuk kanë pas shtetet tjera pandemi?”, ka shkruar Ahmeti në “X”.
Kur thuhet se pandemia është arsye për rezultatin e dobët në PISA shtrohet pyetja – a nuk kanë pas shtetet tjera pandemi?
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) December 5, 2023