Rezultatet e kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, renditja sipas pikëve

18 mars 2022 | 21:14

Rezultatet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj merr 98 pikë, kjo është rënditja

Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të premten janë intervistuar nga paneli vlerësues, ndërsa me numrin më të madh të pikëve u poentua Blerim Isufaj, me gjithsej 98.

Në garë për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas rezultatit të intervistimit: Blerim Isufaj është vlerësuar me 98 pikë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi 84.2 pikë, Armend Hamiti 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani 74.2 pikë.

Ndryshe, sipas rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nr 06.2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dh Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, kandidatët kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimet e tyre për vlerësimet e anëtarëve të komisionit vlerësues.

Pas përfundimit të procesit të kundërshtimit dhe vendosjes lidhur me kundërshtimet e kandidatëve nga ana e komisionit për rishqyrtim, sipas paragrafit 2, të nenit 17 të kësaj rregullore, përcaktohet që anëtarët e KPK-së do të votojnë për kandidatët për të cilët diferenca në mes kandidatëve është e barabartë ose deri në 3%./ BetimipërDrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar ka reflektuar për eliminimin e Paris Saint-Germain nga Real…