
Rezultatet e Kosovës në kualifikime për ‘Euro 2020’
14 nëntor 2019
| 15:31
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar deri tash gjashtë ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes kanë regjistruar deri tash tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Ndërsa sonte e zhvillojnë ndeshjen e shtatë në “Doosan Arena” kundër Çekisë. Ndeshjen e fundit, “dardanët” e zhvillojnë të dielën kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
/Epoka e re/