Rezultatet e KQZ-së publikohen në uebfaqen zyrtare, sonte s’ka konferencë për media
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më herët deklaroi se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në veri të vendit, do t’i publikojnë në orën 22:45. Mirëpo këto rezultate ende nuk janë publikuar, ndërkohë Lista Serbe e ka shpallur fitoren.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për “lajmi.net”, se sonte nuk do të mbajnë konferencë për media, ndërsa rezultatet do të publikohen në uebfaqen e KQZ-së.
“Nuk do të mbajmë konferencë. Rezultatet do t’i publikojmë në ueb faqen e KQZ-së”, ka thënë Elezi.
Arsyeja e kësaj vonese është pasi KQZ ende është në pritje të një komune.
Ndërkohë, Demokracia në Veprim më herët i publikoi rezultatet preliminare për 85 për qind të vendvotimeve.
Nërkohë, Demokracia në Veprim më herët i publikoi rezultatet preliminare për 85 për qind të vendvotimeve.
Ky është rezultate sipas kësaj OJQ-je:
Mitrovicë e Veriut:
Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)
Zubin Potok:
Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%).
Leposaviq:
Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)
Zveçan:
Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%).