![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/sken.jpg)
Rezultatet e para në Skenderaj- Këta janë deputetët më të votuar të PDK’së në shkollën teknike “Anton Çetta”
13 shkurt 2025
| 16:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i publikuar rezultatet e para të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Insajderi ka siguruar rezultatet në katër klasë të shkollës teknike “Anton Çetta” në Skenderaj, ku ndër më të votuarit janë Mergim Lushtaku, Sala Jashari, Jakup Nura e Përparim Gruda.
Këto janë rezultatet e numëruara në katër klasë të shkollës “Anton Çetta”:
Mërgim Lushtaku- 614 vota
Sala Jashari – 610 vota
Jakup Nura – 602 vota
Perparim Gruda – 600 vota
Ganimete Musliu – 397 vota
Ariana Musliu- Shoshi 328 vota.