Rezultatet e para, prin bindshëm Gjukanoviq
15 prill 2018
| 21:00
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit shtetëror zgjedhor në zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi prin kandidati i DPS-së, Millo Gjukanoviq, me 55. 9 për qind të votave.
Kandidatët tjerë pas numërimit të votave kanë fituar si në vijim: Mladen Bojaniq nga pjesa më e madhe e opozitës 34.1%, Draginja Vuksanoviq nga SDP 5.5%, Marko Milaçiq përfaqësuesi i Prave Crne Gore 3.5%, Hazbija Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit 0.5%, Dobrilo Dedeiq përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve 0.3% dhe Vasilie Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve 0.2%.