Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, kryeson bindshëm Penadrovski
05 maj 2019
| 20:01
Sipas rezultateteve të para nga faqja zyrtare e internetit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me 64 për qind kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 32 për qind, raporton “Alsat-m”.
KSHZ-ja pak minuta më parë njoftoi po ashtu se censiusi është arritur me mbi 44.5 për qind deri në orën 18:30, çka do të thotë se për pak orë do të kemi dhe presidentin e ri të vendit.