Rezultatet e testit të maturës do të shpallen më 21 qershor
14 qershor 2018
| 14:23
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më 21 qershor 2018.
“Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018”, është thënë në njoftimin e MAShT-it.